5 telefonat më të mirë të vitit 2012

Thursday, January 10, 20130 comments


Viti që po lëmë pas mund të konsiderohet pa frikë si një vit i favorshëm për kompanitë e prodhimit të telefonave celularë. Bazuar në shitjet dhe të dhënat që vijnë nga kompanitë respektive, renditja e pesë telefonave më të mirë dhe efikasë është si më poshtë:
iPhone 5 – Menjëherë pas lansimit, iPhone 5 u bë telefoni me shitjen më të shpejtë në botë. Brenda 24 orëve të para, Apple shiti më shumë se 2 milionë njësi për ta përbyllur fundjavën e parë me 5 milionë njësi të shitura.
Samsung Galaxy SIII – Ishte një vit i suksesshëm për kompaninë, pasi që prodhuesi i famshëm jug-korean e kaloi rivalin e kahmotshëm Nokia për t’ia zënë vendin e parë në nivel global, dhe sot, Samsung është prodhuesi numër 1 në botë për telefona.


Një pjesë e madhe e këtij suksesi ka qenë pikërisht modeli i saj i fundit Galaxy SIII, shitjet e të cilit kanë arritur në 10 milionë shumë shpejtë, ndërsa pas dy muajve kompania ka dyfishuar këtë numër të njësive të shitura. Deri më sot, Samsung ka arritur të shesë 30 milionë Galaxy SIII, dhe gjatë këtyre festave, ky numër mund të rritet edhe për disa miliona të tjerë.
Nexus 4 – Telefoni i Google i cili është pjesë e linjës së pajisjeve Nexus, dhe ofrohet për një çmim të ulët duke filluar prej 299 dollarë për modelin me 8GB ka thyer rekordet e shitjes në Google PlayStore, sepse konsumatorët e shumtë mezi prisnin që të kenë në duar një pajisje mobile të mbështetur nga Google dhe LG.
Nokia Lumia 920 – Përfundimisht, Nokia ka arritur të lansojë modelin e saj të ri të telefonit Lumia i cili bazohet në Windows Phone 8, version i cili e përmirëson harduerin dhe softuerin e pajisjes. Sipas vlerësimeve të analistëve, Nokia Lumia 920 tejkalon modelin e HTC 8X, për shkak të inovacionit dhe karakteristikave unike të cilat i sjell ky telefon.
HTC One X+ – Duke vuajtur nga fakti se ofronte telefona të ndryshëm, për segmente dhe çmime të ndryshme, HTC ka krijuar një vizion të ri me lansimin e linjës së modeleve të avancuara si HTC One, të cilin më pas e ka pasuar me HTC One X+.

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Global Info l Lajmet Me Te Fundit - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger