Stresi: Pistoleta pa fishekë, e mbaja për tu mburrur

Sunday, November 4, 20120 comments


TIRANE-Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e djeshme “Burg pa afat” për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Seanca e djeshme është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se masa e arrestit me burg është kërkuar nga prokuroria. 
Nga ana tjetër, pala mbrojtëse, e përfaqësuar nga avokati Marash Ibraj ka pretenduar se Stresi ditën e arrestimit e ka pasur me vete armën, por pa fishekë dhe pa karikator. Sic citon  perditshmja “Shekulli”, vetë i arrestuari, u shpreh se e mbante për t’u mburrur para shoqërisë.
“Pistoleta ishte bosh, pa karikator dhe pa fishekë. E mbaja thjeshtë për t’u mburrur përpara bashkëmoshatarëve të mi”, tha “Stresi” me zë të ulët.
Ndërkaq, mësohet se avokati mbrojtës i këngëtarit Arkimed Lushaj ka theksuar gjatë seancës se, aktualisht Stresi po vazhdon studimet e larta dhe masa “Arrest me burg” e pengon në lidhje me to. Për këtë arsye Ibraj ka kërkuar që ndaj klientit të tij gjykata të merrte masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”. Në fund të seancës gjykatësi Ridvan Hado ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për këngëtarin Arkimed Lushaj. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 03:15 minuta në rrugën “Murat Toptani”, nga efektivë të policisë të Komisariatit nr. 1 për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i Stresit ndodhi pasi kishte festuar Halloëen-in me shoqërinë e tij. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë momentit të ndalimit ka ndodhur edhe një incident, pasi Lusha ka tentuar të largohet duke u konfrontuar me punonjësin e policisë Altin Lala. Ndërkohë gjatë tentativës për të shmangur arratisjen e këngëtarit, polici tjetër, Dorian Hysolli, që ka marrë pjesë në arrestimin e këngëtarit ka shkrehur aksidentalisht armën e shërbimit në drejtim të kolegut të tij, Lalës, i cili është jashtë rrezikut, ndërkohë që ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak.Globalinfo
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Global Info l Lajmet Me Te Fundit - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger